S’ka kompensim për të dëmtuarit në vend pune

Fatmir Sopa nga Sllovenia e Lipjanit u lëndua rëndë në vendin e tij të punës. Mirëpo, kompania ku punoi nuk e kompensoi për dëmin e shkaktuar. Gjykata ka vendosur në favor të tij, por ndërmarrja ka falimentuar.

Mbeti pa këmbë teksa po punonte. E punëdhënësi ku u gjymtua nuk e kompensoi me asgjë Fatmir Sopën nga Sllovia e Lipjanit.

Në ngjarjen e 6 tetorit të vitit 2006 në mullirin e ‘Millenium Group’ kishte rën lifti duke e lënduar këtë edhe dy shokët e tij.

E një vit më vonë këta kanë iniciuar procedurat gjyqësore për kompensim ku edhe e kanë fituar lëndën në tre shkallë të gjyqësorit.

Por edhe pse u angazhua një përmbarues për t’i marrë paratë nuk ia dolën. Kjo meqë mulliri i ishte shitur dikujt tjetër.

E kur më 16 prill të këtij viti përmbaruesi Fadil Hoxha kishte kërkuar asistencë nga policia për ekzekutim të dëmit thotë se policët nuk i kishin ofruar mbrojtjen e nevojshme.

Madje Hoxha ishte kallxuar në organin e rendit me pronarët e ri të kompanisë.

Sipas përmbaruesit Hoxha pala e tretë duhet të tua japë të dëmtuarve shumën e paraparë sipas vendimeve të Gjykatës.