Sipas studimit femrat duhet të kenë kujdes nga këto ushqime që shkaktojnë vdekjen

Femrat që konsumojnë një ose më shumë porcione të pulës së pjekur në ditë kanë për 13 për qind rrezik më të madh nga vdekja e parakohshme, tregon studimi më i ri.

Shumica për shkak të mënyrës bashkëkohore të të ushqyerit përcaktohen për ushqimin e shpejtë, mirëpo sidomos femrat duhet të jenë shumë të kujdesshme. Femrat që konsumojnë një ose më shumë porcione të pulës së pjekur në ditë kanë për 13 për qind rrezik më të madh nga vdekja e parakohshme, tregon studimi më i ri.

Studimi ka konstatuar se femrat që hanë mish pule ose peshku të fërguar së tepërmi janë më të rrezikuar sesa meshkujt nga vdekja e parakohshme. Ata që hanë një shujtë të tillë çdo ditë kanë vetëm 8 për qind rrezik më të madh nga vdekja e parakohshme në krahasim me ata që nuk konsumojnë fare ushqim të fërguar.

Studimi, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën shkencore “British Medical Journal”, ka treguar se mishi i peshkut dhe i pulës më së shpeshti janë ushqimet që piqen në mënyrë të tepruar. Kështu, femrat që e konsumojnë një ushqim të tillë dhe atë një ose më shumë porcione brenda ditës kanë për 13 për qind rrezik më të madh nga vdekja e parakohshme dhe 12 për qind rrezik më të madh nga sëmundjet e zemrës, në krahasim me personat që nuk i hanë fare këto ushqime. Prandaj, këshillohet që femrat të shmangin ushqimet e tilla.