Mursel Zymberi nga Sindikata e Shërbyesve Civilë, ka thënë se kjo kategori ka qenë më e anashkaluara sa u përket pagave.

“Shërbyesi civil ka qenë më i diskriminuari dhe me plotë të drejt i kemi kërkesat tona që janë shumë humane. Nuk kanë përfituar asgjë nga benificionet e ndryshme nga shërbyesit civilë”, ka thënë Zymberi, njofton Klan Kosova.

“Shërbyesit civil me rastin e pensionimit marrin një pagë të tjerët tre paga. Në po duam nivelim të pagave në raport me ngritjen. Në kërkojmë barazi, asgjë më shumë – asgjë më pak. Nuk jemi që të futemi në grevë, sepse ajo prek të gjithë qytetarët, te mjekësia – pacientët, në arsim – nxënësit dhe prindërit e tyre. Nuk jemi për grevë, mos na detyroni. Sa të ketë për të tjerët, nuk po kërkojmë më shumë”, ka thënë ai në Zona B.

Zymberi ka thënë se sektori i shërbyesve civilë ka mungesë të punëtorëve.