Sinan Vllasaliu me këngë të re

Sinan Vllasaliu së shpejti vjen me projektin e tij më të ri muzikor.

Këngëtari i njohur tashmë ka finalizuar realizimin e këngës së tij më të re, e cila do të vijë e realizuar edhe me videoklip.

“Amanet”, mban titullin kënga, e cila është me tekst të shkruar nga Ghulo ndërsa muzikë të Dritëro Shaqirit.

“Amanet e kanë lanë, ai apo ajo që ju don vetë mos me lanë”, është një pjesë e tekstit të këngës së re të Sinan Vllasaliut, e cila për publikun do të jetë gati të shtunën në ora 18:00.

loading…