"El Cholo"

Simeone përsërit dëshirën e tij për të qenë trajner i Interit

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone e ka përsëritur ambicien e tij për të drejtuar Interin, teksa ka thënë se në të ardhmen sigurisht se do të jetë në stolin e klubit italian.

48 vjeçari kaloi 2 vite të karrierës së tij si futbollist te “Nerazzurrët”, ndërsa i ndihmoi skuadrës të fitojë UEFA Cup në vitin 1998.

Duke folur për radion “Anch’io Sport”, Simone deklaroi se do t’i pëlqente rikthimi në “San Siro” por insistoi se për momentin nuk është në nguti për t’u larguar nga Atletico.

“Ende e kam edhe një vit në kontratë me Atletico Madridin dhe gjërat po shkojnë mirë. Kam qenë shumë i qartë në më shumë se 2000 herë për rithimin tim të mundshëm te Interi. Nuk ka nevojë të shtohet diçka tjetër, dhe një ditë do të ndodhë patjetër. Interi më ka lënë kujtime të mira dhe i dëshirojë më të mirën e mundshme”, zbuloi Simeone.

“El Cholo” konsiderohet një prej trajnerëve më të mirë në botë, gjersa e ka transformuar Atleticon në njërën prej skuadrave që rregullisht pretendon suksesin në çdo kompeticion.

“Los Colchoneros” nën drejtimin e argjentinasit kanë fituar një La Liga dhe Europa League, ndërsa kanë dështuar të triumfojnë në Champions League, derisa janë mposhtur dy herë në finale nga rivali i qytetit, Real Madridi.

Për momentin skudra zi kaltër nuk e mendon të përfundojë bashkëpunimin me trajnerin Luciano Spalletti që ka nënshkruar kontratë të re këtë vit deri në 2021, por nëse rezultatet nuk shkojnë në mënyrën e duhur, nuk përjashtohen ndryshimet në stolin e Interit.