Simeone mbetet te Atletico

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka bërë të ditur se do të qëndrojë te skuadra madrilene megjithë largimet e lojtarëve me përvojë.

Simeone te Atletico gjendet që nga viti 2011, ndërsa ka udhëhequr skuadrën drejt një triumfi në La Liga, dy në Ligën e Evropës, një në Kupën eSpanjës, dy në Superkupën e Evropës dhe një në Superkupën e Spanjës.

Po ashtu dy herë ishte nënkampion i Ligës së Kampionëve me Atleticon.

“Më pëlqen puna ime, ndjehem shumë i identifikuar dhe i vendosur me klubin. E di se vazhdimisht bëhet më vështirë. Stinorin e ardhshëm do të sjellim lojtarë me entuziazëm të madh dhe shpresoj të adaptohen ndaj përgjegjësive që sjellë të qenit te Atletico. Na duhet një mbrojtje e re”, ka thënë Simeone përcjellin mediumet spanjolle.

Nga Atletico do të largohen Lucas Hernandez, Juanfran, Diego Godin e Filipe Luis. Po ashtu po pritet të largohet edhe sulmuesi Antoine Griezmann.