Silla fshatarçe, racion i shpejtë: Receta të cilën do ta pëlqeni!

Gatuhet brenda pesë minutash dhe është ideale kur dëshironi të “mashtroni” urinë deri në racionin pasues.

Përbërësit:

– 300 – 400 g kore për pite (të thara mirë)
– 1 lugë yndyrë apo vaj
– 1 l ujë
– 1 gotë qumësht
– 1-2 lugë kajmak
– Kripë sipas shijes

Përgatitja:

Ujin lëreni të vlojë, pastaj shtoni yndyrën dhe pak kripë.

Koret për pite me duar i thyeni në copa të trasha, i qitni në një enë të thellë (më mirë është ena të jetë prej dheu) pastaj qitni sipër ujin e valuar.

Zieni rreth 5 minuta dhe shtoni qumështin dhe kajmakun.

Ju bëftë mirë!