Më 28 maj të vitit 2016 ishte mbajtur Konventa e LDK-së. Pjesë e kësaj partie në atë kohë ishin edhe Vjosa Osmani e Donika Gërvalla.

Pamjet filmike nga ajo ditë tregojnë se Osmani dhe Gërvalla, ndonëse kishin ftesën në dorë, nuk u lejuan të hynin në sallën ku po mbahej aktiviteti. Kjo e fundit kishte mbajtur një fjalim para pjesëtarëve të sigurimit, të cilët nuk po i lejonin të hynin.

“Vjosë mere ftesën. Nuk ka të bëjë aspak ftesa. Këta zotnitë e shkretë janë qety para dere dhe janë detyru me dhanë llogari në emër të asaj… Unë nuk jam e gatshme të qëndroj këtu, të luftoj me një situatë të tillë. Ju zotni, mua po më vjen shumë keq që ju qesin në pozitë të tillë. Më vjen shumë keq që një pjesë e kryesisë që nuk është në gjendje me dalë me u ballafaqu me njerëzit e saj ju qet juve në atë pozitë dhe ju thotë “Nesë Donika dhe Shefqeti vijnë, le të vijnë ata edhe me aeroplan, helikopter, me ftesa e pa ftesa, ju nuk do t’i lini me hy. Unë kam jashtëzakonisht shumë keqardhje që ne për herë të dytë po ballafaqohemi me këtë situatë. Unë e di që kjo nuk është përgjegjësi e juaj. Ju lutem, atyne që jau japin këtë autorizim përcilljauni që kjo kështu nuk shkon. Nëse ne kemi frikë që në një sallë prej 355 delegatëve, hyjnë brenda apo jo dy persona, atëherë kjo është e pabesueshme”, thoshte Gërvalla.

Sot, që kanë kaluar rreth 10 vjet nga kjo ngjarje raporti mes tyre nuk është më i njëjtë.

Është raportuar se kur kanë mbetur edhe pak ditë për (mos) vazhdimin e mandatit të presidentës për Vjosa Osmanin, Gërvalla nuk e ka ndërmen ta bëjë një gjë të tillë.

Madje ajo, sot, kur u pyet për këtë çështje iku nga gazetarja duke thënë  “Jam duke shkuar në zyrë, faleminderit shumë, ditën e mirë”, dhe ka hyrë brenda objektit të Ministrisë së Drejtësisë.