Si u shanë e u fyen mes vete ndër vite deputetët e Kuvendit të Kosovës

Sharje, fyerje e fjalë të ndryshme banale kemi dëgjuar shpesh përgjatë legjislaturave të Kuvendit të Kosovës. Deputetët janë përplasur mes vete përveç verbalisht edhe fizikisht.

Disa nga rastet kur kemi parë sharje të drejtpërdrejta janë ato mes ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe deputetëve të VV-së.

Gjatë seancave kur në Kuvend ishte hedhur gazi lotësjellës nga Vetëvendosje, deputetja e atëhershme Albulena Haxhiu e kishte quajtur “kriminel” Kadri Veselin.

Duke e harruar se kishte mikrofonin ndezur Veseli ia kishte kthyer “Ma hanksh…”,

Në tollovinë e gazit lotsjellës, Kadri Veseli kishte sharë me robë pa qenë i vetdijshëm se e kishte sërish mikrofonin ndezur “ti q*** robtë”, kishte thënë ai.

Veseli ishte përballur edhe me deputeten e VV-së Drita Millaku, pasi kjo e fundit kishte deklaruar se nuk e ka dëgjuar Veselin duke sharë me robë në seancë

“Shyqyr zotit që nuk t’kom dëgju se qat gazin lotsjellës në gojë ta kisha shti”, i kishte thënë Veselit, deputetja Millaku.

“A e përdorë me gojë shumë a?” ia kishte kthyer Veseli.

Një episod tjetër sharjesh kishte ndodhur mes ish-deputetit të VV-së, Fisnik Ismaili dhe ish-deputetit të PDK-së, Latif Gashi.

“Ma përpara zotni Gashi dal cullak në shesh të Prishtinës se me pi kafe me ty. Nëse ki me u kap diku për mu urdhëno, por s’ki ku zotni pos ni veni”, kishte deklaruar Ismaili në Kuvend.

Mes vete ishin sharë edhe Arben Gashi i LDK-së dhe Xhavit Haliti i PDK-së. Ata ishin përplasur edhe fizikisht më vonë.

Gjatë një seance të Kuvendit, Arben Gashi e kishte sharë Xhavitin Halitin pasi ky i fundit në cilësinë e nënkryetari s’ia kishte dhënë fjalën.

“Jo bre le të shkon në p*** të samës boll ma” ishte dëgjuar duke thënë Gashi.

Haliti më pas nga foltorja e Kuvendit ia kishte kthyer Gashit  “shko n’p*** a more vesh”.