Koalicioni NISMA-AKR-PD nuk arritën të kalonin pragun zgjedhor pas numërimit të 100% të votave.

Përkundër kësaj ata kërkuan rinumërim nacional të votave, por KQZ vendosi vetëm në disa vendvotime të rinumërohen votat për shkak të dyshimeve që ka pasu parregullësi.

Kështu, Nisma ka pasur një ngritje të lehtë, por ende nuk është e qartë se a do të jetë në kuvendi e Kosovës Nisma bashkë me partnerët e koalicionit AKR-në dhe PD-në.

Në një vendvotim në Lipjan shihet sesi në numërimin e parë të votave koalicioni NISMA-AKR-PD nuk kishin asnjë votë, derisa pas rinumërimit doli që morën 28 vota.

KQZ ende nuk ka çertifikuar rezultatet. /Ballkani.info/

loading…