Bizhuterite

Si të shkëlqejmë bizhutë e argjendta

Se pari do te duam te sqarojmë një moment te rëndësishëm. Nuk është e vërtetë se uji dëmton bizhutë në argjend. Nëse kjo ndodh, ajo qe keni nuk është e tille, por thjesht një tjetër metal.

Fillimisht kemi veshur dorezat. Një nga metodat me te mira është pastrimi i bizhuve me paste dhembesh. Si një element shume abraziv, ky material është shume i mire për pastrimin dhe shkëlqimin e sipërfaqes se materialeve te argjendta. Kështu, me ane te një cohe te pastër dhe te thate e fërkojmë për rreth 5 minuta bizhunë. Me pas shpëlaheni me kujdes dhe thajeni. Veç cohës, mund te përdoret për këtë qellim edhe furça e dhëmbëve.

Një tjetër metode qe mund te praktikohet është futja e bizhuve ne ujë te ngrohte me bikarbonat (dy deri ne tre luge për një litër ujë) Pasi i kemi lënë aty për 5 minuta, i nxjerrim dhe thajmë me kujdes.

Nëse nuk është arritur ajo qe dëshirojmë, e përsërisim edhe një here operacionin.

Një tjetër forme mund te jete edhe futja e arturinave te argjendta ne ujë te vaket me ilaç enësh dhe kripe gjelle. Lërini aty për ca kohe dhe me pas i nxirrni dhe i thani menje cohe te thate. Këshillohet qe kjo te përsëritet disa herë qe te merret rezultatit i dëshiruar.

Se fundmi po ju tregojmë edhe mënyrën qe parapëlqehet me shume, njëkohësisht dhe me te çuditshmen, por shume efektive. E kemi fjalën për ujin qe del nga zierja e patateve, i cili është shume i pasur ne amidon. Pasi i kemi lënë aty për rreth një ore, i nxjerrim, fshijmë dhe pastrojmë me një cohë te thatë.