Si të largoni frikën gjatë fluturimit

Lajmi i rënies së aeroplanit Air Lion në Indonezi nuk është i lehtë për ata që kanë frikë nga fluturimi.

Kur ndodh një tragjedi e tillë, duket se krijohen ankthet më të mëdha te një person që ka frikë nga fluturimet sapo të hyjë në aeroplan.

Këto janë disa nga këshillat për të qetësuar veten nëse jeni “i dënuar” për një udhëtim me aeroplan.

Përgatiteni veten Para fluturimit provoni disa teknika qetësuese që mund të pakësojnë ankthin tuaj – përgatitja mendore është çelësi. Mbani në mend se frika juaj nuk është e vërtetë. Shansi për aksidentin është minimale, dhe meditimi dhe terapia e qetësisë mund t’ju ndihmojnë për të hequr qafe mendimet e zeza. Për shembull, mund të pyesni veten se çfarë lloj prove keni që të dëshmoni se diçka do të shkojë keq. A ka ndonjë mënyrë tjetër për t’u marrë me këtë situatë?

Mos lexoni lajme Në sajë të internetit ne jemi të ekspozuar ndaj shumë lajmeve të këqija. Kur një aksident i tillë ndodh, pasojnë shumë lajme kështu që ndiheni sikur jeni pjesë e asaj ngjarjeje. Nëse jeni duke u përgatitur për fluturim, pak ditë para udhëtimit, mos lexoni lajmin me këtë lloj teme.

Dëgjoni muzikë ose lexoni ndonjë libër

Kur të përgatiteni për fluturim, sigurohuni me gjëra të mjaftueshme zbavitëse që do të tërheqin vëmendjen tuaj. Për fillim, një libër interesant do t’ju ndihmojë të relaksoheni dhe të lëvizni mendjen tuaj në një gjendje tjetër. Nëse tinguj nxisin ankth, vendosni kufjet, dhe dëgjoni muzikë të mirë dhe relaksohuni.

Merrni frymë Një nga teknikat më themelore të frymëmarrjes është kontrolli i saj. Edhe pse nuk e vërejnë këtë, shumë udhëtarë nervoz fillojnë të marrin frymë shumë cekët, e cila vetëm sa shton ankth.

Nëse keni frikë nga një sulm paniku, kjo teknikë do të ju ndihmojë kryesisht për të mos ardhur tek ai. Ka edhe disa aplikacione që mund të shkarkoni dhe të përpiqeni të merrni frymë me ndihmën e tyre – Breathe2Relax ose Relax Lite: Stress dhe Anixety Relief. Të dyja janë në dispozicion për Android dhe iOS.