Si ta pastroni aparatin tuaj të kafesë?

Aparatet e kafesë janë vende me lagështi, të përshtatshme për shfaqje të baktereve.

Trupi ynë mund të luftojë me to, por në një moment numri i tyre do të jetë aq i madh sa që do të bëhen shkaktarë të një numri të madh sëmundjesh.

Pra, mbani në mend – me ujë të nxehtë nuk mund të arrini kurrfarë efekti me rastin e larjes së aparatit, transmeton Telegrafi.

Mjeti i duhur për pastrim të aparatit të kafesë është uthulla.

Nëse keni aparat klasik të kafesë, do të duhej ta fshini çdo ditë, sepse kështu do të pengoni formimin e gurëzve në të. Prandaj, bokalli, kapaku dhe filtri do të duhej t’i pastroni çdo ditë me ujë të nxehtë dhe me sapun. Pjesa e pajisjes që përdorni çdo ditë duhet të pastrohet mirë me ujë të ngrohtë një herë në muaj dhe me ujë të vakët çdo dy deri në tre muaj. E njëjta gjë vlen edhe për aparatet moderne të kafesë, të cilat duhet të pastrohen tërësisht me uthull çdo disa muaj.

Pavarësisht se a e përdorni shpesh, po ju japin këshillë për pastrim të aparatit të kafesë, pas të cilit shija e kafesë të cilën e pini me siguri do të jetë më e mirë:

  1. Aparatin e kafesë pastrojeni duke hedhur në të sasi të njëjtë uthulle dhe uji. Vendosni një filtër letre në të dhe prisni derisa niveli i përzierjes të arrijë gjysmën e bokallit.
  2. Ndizeni aparatin dhe lëreni të qëndrojë 30 minuta, para se të përfundoni këtë proces. 3. Shpëlani aparatin dhe përdorni filtër të ri, të cilin do ta njomni me ujë të pastër dhe përsëriteni këtë proces dy herë.
  3. Mbushni bokallin me ujë të ngrohtë me sapun dhe shtoni pak oriz. Përziejeni përzierjen dhe më pas merrni një sfungjer pak më të ashpër për të hequr të gjitha papastërtitë. Më pas shpëlajeni dhe thajeni bokallin.
  4. Fshijeni pjesën e jashtme dhe të brendshme të bokallit me një leckë të lagur.

Aparati juaj i kafesë është gati!