Si ta gatuani lulelakrën ashtu siç duhet

Si shumë fshehtësi të tjera të gatimit, të cilat e bëjnë më të shijshëm e të pranuar për organizmin tonë ushqimin që e kemi në tavolinë edhe gatimi i lulelakrës ka disa sekrete të vogla për tu gatuar ashtu siç duhet, transmeton ballkani.info

Prandaj hidhini një sy recetës më poshtë, për ta gatuar lulelakrënnga tash e tutje më shijshëm, kështu ta konsumojmë më shpesh atë meqë është e shëndetshme.

Përbërësit:

1 lulelakër
1 qepë
1 thelbi hudhre
50 g sallam mortadel
lëng perimesh
vere e bardhë
4 luge vaj ulliri
kripë, pipere

Përgatitja:

Lani mirë lulelakrën dhe më pas ndajeni në lule. Qëroni qepën dhe hudhrën, grijini së bashku me mortadelën dhe lërini të aromatizohen për 5 minuta me flakë të ulët dhe me pak vaj ulliri. Pas disa minutash shtoni lulelakrën.
Shtoni verën, e rregulloni me kripë, aromatizojeni me piper dhe lëreni ne zjarr për 20 minuta.
Nëse lëngu do te avullohet shumë mund të shtoni një gotë me lëng perimesh. Me pas vendosni lulelakrën ne një pjatancë dhe shërbejeni./Ballkani/

Marrë nga faqja zyrtare në Facebook e nutricionistes dhe dietologes Anila Kalleshi