BE organizon seminar

Si po financohen partitë politike

Zyra e BE-së Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon një seminar të përbashkët të nivelit të lartë “Financimi i Partive Politike”, transmeton ballkani.info.

Pjesëmarrës në këtë seminar do të jenë Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE/Përfaqësuese e Posaçme e Bashkimit Evropian; Christopher Tuetsch, Drejtor i Departamentit të Demokratizimit, Misioni i OSBE-së në Kosovë, Isabelle Servoz-Gallucci, Shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës dhe Valdete Daka, Kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gjatë fjalimit të Riccardo Serri, nga zyra e Bashkimit Evropian, shprehi shqetësimin rreth rezultateve të auditimit, ku sipas tij, partitë politike kanë dështuar në përmbushjen e detyrave të tyre rreth deklarimit të të ardhurave.

“Në Kosovë ka nevojë urgjente për të kontrolluar financat politike, transparencat mbi donacionet dhe shfrytëzimin. Disa probleme që janë gjetur, sepse po të shohim raportet e auditorëve, dhe besoj se shumica e juve e keni bërë këtë, ato gjetje janë goxha brengosëse. Sipas auditorëve të pavarur që kanë kryer këto shqyrtime, partitë politike kanë dështuar të sigurojnë llogaridhënien, raportim të brendshëm, raportim financiar dhe përputhshmëri me kërkesat ligjore sa i përket financave të tyre” tha Riccardo Serri.

Punëtoria ka për qëllim diskutimin e mënyrës së financimit të partive politike apo deklarimin e të ardhurave.