“Si mund të na vërtetosh se nuk po luan me Kiaren” – Deklarata e papritur e Luizit lë pa fjalë Zhaklinën

Gjatë Prime-n e sotme të BBVA, është diskutuar për darkën e Luizit dhe Teas.

Ishte Zhaklina e cila e ka vënë në pikëpyetje se a është Luizi duke luajtur me Kiarën.

“Si mund të na vërtetosh se nuk po luan me Kiaren”, i tha Zhaki Luizit.

Unë nuk po luaj me Kiarën. Të betohem me gjithë shpirt. Unë them më fusni  një prift dhe martohem direkt me Kiarën në shtëpi. Në qoftë se ka një njeri që është i padurueshëm këtu, jam unë. Unë kërkoj vetëm të mos e vendosim më nën presion, ju lutem. Fjalë të tjera nuk di çfarë t’ju them”. Përgjigje kjo që e la pa fjalë Zhakin, duke marrë duartrokitje nga publiku.