Si mund ta largoni aromën e keqe të gojës?

Aroma e keqe e gojës (halitosis), është një situatë e sikletshme për secilin prej nesh, e cila mund të shkaktohet nga konsumi i ushqimeve aromatike, duhanpirja, goja e thatë, prania e baktereve në zorrë, pezmatimi i mishrave të dhëmbëve etj.

Gjithsesi, shkaktarkryesor i aromës së keqe të gojës, janë bakteret në gjuhë dhe dhëmbë.

Çka duhet të bëni që ta largoni erën e keqe nga goja juaj?

– Mbajtja e rregullt e higjienës oraleështë kushti kryesor për të kontrolluar aromën e keqe.Kjo përfshin larjen e dhëmbëve dhe të gjuhës, gjithashtu.

– Pirja e sasive të mjaftueshme të ujit, është kusht themelor për të pasur një aromë të freskët në gojë. Pas çdo vakti, pini ujë dhe bëni gargarë që të largoni mbeturinat e ushqimit nga goja.

– Kanella:Kanella ka cinnamic aldehyde, një kimikat që largon bakteret dhe aromën e keqe nga goja. Preferohet të zieninjë lugë çaji kanellë në një gotë me ujë dhe ta pini dy herë në ditë.

– Karafili: Kokat e thata të karafilit mund të mbahen në gojë në vend të një çamçakëzi, për disa minuta. Ka veti antibakteriale dhe largon aromën e keqe. Mund ta zieni dhe ta përdorni si çaj, gjithashtu.

– Majdanozi: Ka klorofil që neutralizon aromën e keqe. Këshillohet të mbani disa gjethe majdanoz të freskët në gojë, në vend të një çamçakëzi.

– Lëngu i limonit: Acidet në limon parandalojnë rritjen e baktereve në gojë. Një lugë gjelle lëng limoni, në një gotë me ujë, do të mjaftojë për të bërë gargarë disa herë në ditë.

– Uthull molle: Nisur nga pHi saj, uthulla balancon aromat e këqija në gojë. Një lugë gjelle uthull molle, në një gotë me ujë, përdoret për të bërë gargare apo edhe për ta konsumuar.

– Soda e bukës: Balancon nivelet e acideve që mund të kontribuojnë në aromën e keqe. Preferohet që t`i pastroni dhëmbët me sodë bukë dhe të bëni gargarë me të, të cilën mund ta përfitoni nga përzierja e një gote ujë me një lugë gjelle sodë buke (sodë bikarbon).