Si iu nënshtrua LDK-ja Kurtit dhe pse nuk e mbrojti njeriun e vet pas shkarkimit nga pozita e drejtorit të Doganës?

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është vendosur që të shkarkohen të gjithë koordinatorët nacionalë. Po ashtu, është hapur konkurs për drejtor të Doganës. E ndaj këtyre vendimeve ka reaguar ish-kryeministri Ramush Haradinaj

Një ndër të shkarkuarit është edhe Mendim Rugova, i cili ika pasur postin e koordinatorit Nacional për Ndryshime Klimatike dhe Çështje të Ambientit.

E drejtori i shkarkuar i Doganës, Bahri Berisha, ishte emëruar në këtë pozitë nga ish kryeministri Isa Mustafa, aktualisht kryetar i LDK-së. Berisha, përveç që njihej si profesionist, ishte i afërt edhe me LDK-së, shkruan Ballkani.info.

Ish kryeministri i  Kosovës Isa Mustafa, pas rekomandimit të ish Ministrit të Financave Avdullah Hoti, më 8 shkurt të vitit 2017 e kishte ka emëruar Drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Bahri Berishën.

E shkarkimi i Berishës, i cili kishte përformancë të lartë gjatë punës së tij, po shihet edhe si fillim i kapjes së shtetit. Po ashtu, më të drejt shtrohet pyetja, pse LDK-ja nuk e mbrojti profesionistin e afërt me këtë parti, kur vetë Mustafa dhe Hotin e kishin emëruar atë?

“Sot e pësuan dy profesionistë: Drejtori i Doganës z.Bahri Berisha, dhe Koordinatori për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit z.Mendim Rugova. Për Mendim Rugovën le ta dijnë të gjithë se nuk kishte këtë përgjegjësi vetëm pse është djali i Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova, por edhe pse është profesionist i zoti”, ka qenë reagimi i ish kryeministrit, Ramush Haradinaj. /Ballkani.info/