Si ishte për Vjosa Osmanin dita e parë si presidente e vendit?

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ka treguar rreth ditës së parë të saj si presidente e vendit.

Në emisionin “Radar” në Radio Dukagjini, Osmani në Ditën e presidentes tregoi se të parët që i kishte takuar në Presidencë ishin xhudistët.

“Ka qenë një ditë e jashtëzakonshme 4 prilli sepse qysh në momentet e para pas betimit të marrjes nga detyra nga atëherë kryetari i Kuvendit Konjufca kemi pritur disa njerëz që janë imazhi më i mirë i vendit tonë.

Kemi pritur xhudistet tona që kanë qenë mysafirët tona të para në Presidencë pasi kam marr detyrën të cilat janë dhe personat që ja kanë zbardh fytyrën shtetit, e ngritën flamurin e shtetit lartë e më lartë.

Pastaj pritëm atomistët, disa prej nxënësve të cilët shkëlqejnë në gara ndërkombëtare në shumë fusha, pastaj edhe familjet e personave të zhdukur me dhunë, nxënës të shkollave të shumta..”, ka treguar Osmani.

Ajo ka thënë se kur ishte e vogël nuk ka menduar se ka një profesion të paarritshëm për të.