Si do të ishte Qeveria e Kosovës me 12 ministri?

Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës ishin kandidatët për kryeministër/e nga këto parti politike.

Këto subjekte opozitare politike dolën të parat para koalicionit PAN që në këto zgjedhje garoi ndaras, duke i mundësuar Lëvizjes Vetëvendosje të jëtë subjekti parë politik me mbi 25% të votave e pasuara nga Vjosa Osmani e LDK-së.

E veçantë e tyre ishte ishte premtimi se Qeveria do të ketë 12 ministri, madje këtë e përseriten edhe pas fitores në zgjedhje.

Por, si do të jetë një Qeveri me 12 ministri? Cilat ministri duhet të shkrihen për t’u realizuar ky numër?

Analisti dhe njohësi i procesit zgjedhor, Blerim Vela ka shkruar në Facebook në lidhje me këtë çështje, duke propozuar shuarjen e disa ministrive për të pasur një qeveri me 12 ministri sa kishte premtuar Kurti dhe Osmani.

Vlen ty theksohet se Vela propozon bashkim e Ministrisë së Financave me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik si dhe bashkimin e Ministrisë së Kulturësë, Rinisë dhe Sportit me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. /Ballkani.info/

Postimi i plotë:

Si mund te duket qeveria e re me 12 ministri?
Perkunder skepticizmit, Levizja Vetevendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosoves mund te realizojne qellimin qe qeveria e re te kete vetem 12 ministri. Ajo mund te duket si vijon:
1. Ministria e Ekonomise dhe Financave
Bashkimi i Ministrise se Financave dhe Ministrise se Zhvillimit Ekonomik
2. Ministria e Drejtesise
3. Ministria e Puneve te Brendshme
4. Ministria e Puneve te Jashtme dhe Diaspores
Bashkimi i Ministrise se Puneve te Jashtme, Ministrise se Integrimit Evropian dhe Ministrise se Diaspores
5. Ministria e Mbrojtjes
6. Ministria e Shendetesise, Punes dhe Perkujdesjes Sociale
Bashkimi i Ministrise se Shendetesisë dhe Ministrise se Punes dhe Mireqenies Sociale
7. Ministria e Administrates Publike dhe Pushtetit Lokal
Bashkimi i Ministrise se Administrates Publike dhe Ministrise e Administrimit te Pushtetit Lokal (udhehiqet nga minoritetet jo Serbe)
8. Ministria e Arsimit, Kultures, Rinise dhe Sportit
Bashkimi i Ministrise se Arsimit, Shkences dhe Teknologjise dhe Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sportit
9. Ministria e Tregtise, Infrastruktures, Ndermarresise dhe Inovacionit
Bashkimi i Ministrise se Tregtise dhe Industrise, Ministrise se Infrastruktures dhe Transportit dhe Ministrise se Ndermarresise dhe Inovacionit
10. Ministria e Bujqesise, Pylltarise dhe Zhvillimit Rural
Bashkimi i Ministrise se Bujqesise, Pylltarise dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrise se Zhvillimit Rajonal
11. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinor
12. Ministria per Komunitete dhe Kthim
(udhehiqet nga minoriteti Serb)

loading…