Një nga këngëtarët më të njohur të muzikës ‘country’ ka ndërruar jetë. Kenny Rogers vdiq në moshën 81-vjeçare.

Një përfaqësues i familjes tha se ai vdiq në paqe për shkaqe natyrore.

Rogers ishte një nga këngëtarët më të mirë amerikanë. Në vitet ’70 dhe ’80 ai kryesonte renditjet muzikore.

Rogers është i famshëm sidomos për hitin global ‘The Gambler’.