(I plotësuar) – Shtyhet për në orë 13 e 30 takimi i zyrtarëve gjermanë me kryeministrin Haradinaj. Kështu ka bërë të ditur për Ballkani.info një zyrtar i Qeverisë.
Fillon takimi i Haradinajt me dy këshilltarët e Angela Merkel
Kryeministri Ramush Haradinaj është duke u takuar me dy këshilltarët e Angela Merkelit, Jan Heker dhe Matthias Leuttenber të cilët sot po qëndrojnë për vizitë në Kosovë.
Të dy, do të qëndrojnë në Kosovë për vizitë gjatë ditës së sotme, ndërkaq nesër këshilltarët pritet të shkojnë në vizitë tek presidenti serb Aleksander Vuçiq.







