Shtyhet seanca për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Është shtyrë seanca për zgjedhjen e Avokatit të Popullit për sot në orën 12:00.

Kuvendi i Kosovës sot vazhdon seancën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, ndërsa i vetmi kandidat për të cilin do të votojnë deputetët është Xhavit Shala.

Të premten në raundin e dytë Xhavit Shala mori 22 vota, kurse Naim Çelaj 32.

Ky i fundit kaloi në raundin e tretë, për të cilin raund nisen përgatitjet por për shkak të mungesës së deputetëve në sallë, seanca është shtyrë për në orën 12:00.