Shtyhet për nesër debati parlamentar për dialogun me Serbinë

Është shtyrë për nesër debatoi parlamentar në lidhje me dialogun Kosovë Serbi.

Kryetari i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kërkuar një mocion procedural që këtë debat ta vendosin në agjendë për ditën e nesërme.

“Kërkesa jonë ka qenë që për me zhvillu debatin është mirë me qenë prezent edhe zëvendës kryeministri, Besnik Bislimi i cili është përgjegjës për dialog dhe jemi dakordu që debatin ta shtyjmë për nesër, ditën e premte në ora 11:00”, ka thënë Tahiri.

Të gjitha grupet parlametare e mbështetën këtë mocion procedural.

Ky debat do të mbahet nesër nga ora 11:00.