Shtrudel vjenez me peta të gatshme

Një shtrudel që bëhet shpejtë e më e rëndësishmja, u pëlqen të gjithëve.

Përbërësit:

1 pako peta të gatshme
1 kg molla të tharta
100 gr sheqer
50 gr gjalpë
kanellë
rrush i thatë/stafidhe
rum ose qumësht
akullore vanilje

Petët spërkatini me gjalpën e shkrirë, e renditini njëra mbi tjetrën. Mbi petët e spërkatura vendosini mollët, të cilat më parë i keni qëruar dhe prerë në kubikë të vegjël. Spërkatini me sheqer, kanellë dhe me rrushin e thatë, i cili paraprakisht është mbajtur në rum ose në qumësht.

Pastaj, shtrudelin mbështilleni në formë roleje dhe vendoseni në tavën e lyer me yndyrë. Shpojeni në disa vende me rrëmojsë dhëmbësh, në mënyrë që gjatë pjekjes, të mos pëlcasë korja.

Piqeni në furrën e parangrohur në 180 gradë për 30-40 minuta, derisa koret të marrin një ngyrë të artë.

Pas pjekjes, lëreni të ftohet e më pas para se ta shërbeni spërkateni me sheqer pluhur.
Shoqërojeni me akullore vanilje. Ju bëftë mirë!/Me Shije