Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një ankues mashkull ka raportuar se një i dyshuar gjithashtu mashkull përderisa ishte duke drejtuar automjetin mbi urën Lepenc ka shtënë me armë zjarri njësitë përkatëse të cilat kanë dalë në vend ngjarje nuk kanë gjetur dëshmi e as të dyshuarin, përcjell.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se i dyshuari mashkull K-Shqiptar derisa ishte duke drejtuar automjetin e tij mbi urën e lumit Lepenc ka shtënë me armë zjarri. Njësitë përkatëse kanë dalë në vendngjarje por nuk kanë gjetur dëshmi. Me vendim të prokurorit është kërkuar i dyshuari por nuk është hasur”