Shtatë të shëruar nga koronavirusi të mërkurën në Kosovë dhe vetëm një rast i ri

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se është konfirmuar edhe 1 rast i ri me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 1.048.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 267 mostra, prej të cilave 1 ka rezultuar pozitive.

“Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Vushtrri)”, ka njoftuar IKSHPK.