Shtatë karakteristikat që fëmijët i trashëgojnë nga baballarët

Fëmijët janë gjenet e përziera të të dy prindërve, por nëse njëri prind është dominues atëherë fëmijët do të “tërheqin” shumë nga ai prind.

Deri më tani, shkencëtarët kanë argumentuar vazhdimisht se fëmijët trashëgojnë inteligjencën vetëm nga nënat e tyre, por çfarë trashëgojnë ata vetëm nga baballarët e tyre?

Këto janë 7 karakteristikat që fëmijët trashëgojnë nga babai i tyre, transmeton KP.

Çrregullimet mendore – Në mesin e tyre më të spikatura janë ADHD dhe skizofrenia.

Shëndeti riprodhues – Hulumtimet kanë zbuluar se cilësia e dobët e spermës mund të jetë një patologji trashëgimore. Në këtë rast, foshnjat e konceptuara si rezultat i pjellorisë ka të ngjarë të kenë probleme në ngjizjen e tyre.

Sëmundja e zemrës – Shkencëtarët kanë zbuluar se disa burra mund të jenë bartës të kromozomeve të dëmtuara, gjë që rrit rrezikun e sëmundjes së arterieve koronare me 50 për qind. Nën faktorë të caktuar, ky tipar trashëgohet nga djemtë.

Gjinia – Nuk është sekret se gjenet mashkullore janë përgjegjës për gjininë e foshnjës.

Rritja – Është interesante që rritja varet nga gjenet e babait: sa më i lartë të jetë babai, aq më e madhe është mundësia që trashëgimtarët të jenë të lartë.

Ngjyra e syve – Për shkak se gjenet e babait mbizotërojnë në gjenet e nënës, tiparet kryesore të fytyrës dhe ngjyrës së fëmijës ka më shumë të ngjarë të jenë të njëjta me ato të babait.

Gjendja e dhëmbëve – Duhet të dini se gjenet mashkullore janë përgjegjës për strukturën e nofullës. Kjo është arsyeja pse fëmijët e baballarëve trashëgojnë dendësinë e dhëmbëve, bardhësinë, etj.

loading…