Shqiprim Arifi: Prokuroria ka filluar hetimet për fondin e ndarë nga Kosova për Këshillin Kombëtar

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale ë Prishtinë ka filluar hetimet mbi Fondin e Kosovës për Këshillin Kombëtare Shqiptare.

Arifi ka bërë të ditur se me këtë fond ka pasur keqpërdorim andaj edhe ka dërguar Kallëzim Penal në Prokurori.

Fillimin e hetimeve për këtë fond, Arifi e ka parë si një zhvillim pozitiv drejt drejtësisë për taksapaguesit.

Postimi i plotë:

Në shkurt të këtij viti, në Prokurorinë Speciale në Prishtinë kam dorëzuar Kallëzim Penal për keqpërdorimin e Fondit të Kosovës përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar, të udhëhequr nga organizata korruptive e njohur si Partia për Veprim Demokratik.

Dje përmes mediave në Kosovë, u informuam se Prokuroria Speciale ka nisur HETIMET.

Ky zhvillim është një hap pozitiv drejt drejtësisë për taksapaguesit kosovarë dhe banorët e Luginës, për të zbardhur plotësisht zhvatjen brutale të Fondit të Kosovës për Luginën.

Uroj shumë që ky proces të mos ketë ndikim politik, si dhe individat e përfshirë në aferat korruptive të mbajnë përgjegjësi.