Shqipëria mposht Moldavinë (VIDEO)

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore prej 2 me 0 në “Elbasan Arena” ndaj Moldavisë.

Në pjesën e parë asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjejë rrugën e golit, megjithatë në pjesën e dytë “Kuqezinjtë” u treguan më efikas.

Së pari shënoi Sokol Cikalleshi nga afërsia në minutën e 66 pas asistimit nga Roshi.

Derisa në minutën e 90+3 Ylber Ramadani shënoi një gol shumë të bukur, të parin në fanellën e Shqipërisë.

Kjo njëherësh është fitorja e parë e trajnerit Edi Reja me kombëtaren shqiptare.

https://tiger.cdnja.co/v/5l/5LXp.mp4?secure=nB-N6KWwM2PGKBvVN7vpKQ&expires=1560292200