Forcave të Armatosura të Shqipërisë u janë shtuar 126 ushtarë të rinj të cilët përfunduan stërvitjen individuale të avansuar në shkollën e trupës Bunavi në Vlorë.
Këtë njoftim e ka bërë Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
“Ushtarët e rinj, mes të cilëve edhe 10 vajza, u përgatitën për postin e tyre luftarak në specialitete të ndryshme si Këmbësori, Logjistikë, Ndërlidhje dhe Polici Ushtarake”, ka shkruar Xhaçka në profilin e saj në Facebook.
loading…







