Liga e Kampionëve

Shpresë për Interin, Barcelona e dëshiron fitoren kundër Tottenhamit

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka siguruar se “Interi nuk ka pse të shqetësohet”, pasi që skuadra e tij dëshiron ta mund Tottenhamin nesër.

Nerazzurri e presin në shtëpi PSV’në në ndeshjen e fundit në grup në Ligën e Kampionëve, por fati i tyre është në duart e Barcelonës.

Barça tashmë ka fituar grupin edhe nëse ata humbin kundër Spurs në Camp Nou, kështu që mund të mos luajnë për të fituar dhe për llogari të Interit.

“Është e vërtetë që do të bëjmë disa ndryshime nesër”, ka thënë Valverde në konferencë për shtyp.

“Ne tashmë jemi kualifikuar dhe ne do të pushojmë disa lojtarë për ndeshjen e së shtunës. E di që edhe Tottenham ka pushuar disa lojtarë në vikend, si Harry Kane psh”.

“A do të luajë luajë Messi? Do ta dini brenda 24 orëve. Inter nuk ka nevojë të shqetësohet, ata duhet ta luajnë ndeshjen e tyre ashtu si ne kundër Tottenhamit. Ne dëshirojmë që të fitojmë, nuk ka dyshim këtu”.