Shpëtimi i BE-së, në duart e Merkelit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke e ditur se shteti i saj më 1 korrik merr presidencën e Bashkimit Evropian, paralajmëroi se Evropën po e pret një sfidë e madhe.

“Pandemia e përcjell me kolapsin ekonomik është sfida më e madhe në historinë e Evropës. Se si vepron Evropa krahasuar me vendet e tjera të botës, do të përcaktojë prosperitetin e qytetarëve evropianë dhe rolin e Evropës në botë”, tha Merkel.

Tejkalimi i problemeve të bllokut evropian dhe përballja me Merkelin që vitin e ardhshëm i jep fund punës si kancelare – duket si mision i pamundur, transmeton KOHA.

BE-ja duhet të përballet me pandeminë që ka dëmtuar rëndë ekonominë e gjithë botës. Krejt kjo duhet të bëhet duke mbajtur gjallë shpresën për projektin evropian.

Nëse gjithçka shkon sipas planit – gjë që kurrë nuk është e garantuar – Brexiti do të finalizohet nën mbikëqyrjen e Gjermanisë.

Evropa kurrë nuk ka qenë territor krejt i rehatshëm për Merkelin. Në Gjermani, shpesh është krahasuar me paraardhësin e saj të CDU-së dhe kancelarin Helmut Kohl.

Besimi i tij në projektin evropian ishte gdhendur nga e kaluara e hidhur familjare në dy Luftërat Botërore, në të cilat humbi xhaxhanë dhe vëllanë e madh. Për të, bashkëpunimi evropian dhe kthimi i armiqve në miq ishte një pasion personal.

Gjashtë muajt e ardhshëm të Merkelit, do të jenë të dytat dhe të fundit me Gjermaninë që i prin presidencës me rotacion.

Hera e parë ndodhi në gjysmën e parë të vitit 2007, pak para se të ndodhte kriza financiare.

Në ceremoninë e shënimit të 50-vjetorit të Traktatit të Romës, dokumentit që krijoi Bashkimin Evropian, Merkel kishte thënë se qytetarët e Bashkimit Evropian janë me fat që janë të bashkuar.

Përkundër kthimit në këtë temë, Merkeli asnjëherë nuk ka kërkuar reforma ose përditësim të bllokut.

Pa marrë parasysh që ka punuar me katër presidentë francezë, ajo kurrë nuk ka përmendur një rilindje evropiane për të kundërshtuar populizmin dhe rritjen e madhe të euroskepticizmit.

Tre vjet më parë kur Emmanuel Macroni u zgjodh president, në Gjermani pati zëra se për reformat evropiane do të ketë tentim të përbashkët frankogjerman. Macroni e vizitoi disa herë Berlinin dhe shprehu vizion e optimizëm. Por nuk ndodhi asgjë më shumë. Merkeli la prapa ofertat e tij që kurrë nuk gjetën përgjigje.

Mirëpo kur kriza e ka goditur Evropën në vitin 2020, Merkeli duket më dinamike dhe vendimtare përsëri. U është kthyer veprimeve shkaku i të çarave në themelin e Bashkimit Evropian, që u krijuan kur shtetet anëtare mbyllën kufijtë për mbrojtjen nga koronavirusi dhe nga ringjallja e nacionalizmit. Të afërmit e kancelares që tani është 65-vjeçare, thonë se Evropën e ka marrë afër zemrës, ashtu si Kohli.

Në konferencën e përbashkët Merkeli në Berlin dhe Macroni në Paris, dyshja shihej më afër se kurrë.

Mesazhi i dyshes ishte i qartë: “Motori” franco-gjerman kishte ndezur krejt cilindrat e BE-së edhe një herë.

Në Gjermani janë të mendimit se Merkeli është në element politik sa herë ndodh kriza. Nëse ky është rasti, viti 2020 nuk do ta zhgënjejë që ta drejtojë për të fundit herë anijen evropiane.