Shpëtim Agusholli merr pasaportën e Shqipërisë, falemnderon Ramush Haradinajn dhe Ilir Metën

Shpëtim Agusholli, invalid i UÇK-së nga beteja e Koshares, sot është ndjerë tepër i lumtur dhe për këtë ka arsye të fuqishme.

Agusholli nga sot është shtetasi i Shqipërisë, pasi ka marrë pasaportën shqiptare, shkruan Ballkani.info.

“Ndjenjë e veçant sikur për çdo Shqiptar që jeton anëkënd Atdheut. Nga sot jam shtetas Shqiptar edhe me dokumentacion. Faleminderit për këtë nderë Kom.Ramush Haradinaj e President Ilir Meta, faleminderit Shqipëri”, ka shkruar Agusholli. /Ballkani.info/