Ka shkuar në 49 numri i viktimave si pasojë e një shpërthmi në një depo kontejnerësh të Bangladeshit, të shtunën.

Zjarri shpërtheu në një objekt kontejnerësh të shtunën mbrëma në Sitakund duke shkaktuar shpërthime të shumta, raporton Alj Jazeera, transmeton Express.

“Numri i të vdekurve është rritur në 49,” ka thënë Elias Chowdhury, kryemjeku i Chittagong. Ai ka shtuar se më shumë se 300 njerëz janë lënduar nga flakët dhe shpërthimet pasuese.

Gjashtë zjarrfikës janë në mesin e të vrarëve.  E të paktën 21 zjarrfikës, të cilët kishin qenë në vendngjarje duke u përpjekur të shuanin flakët kanë mbetur të plagosur.