Shpërthime në Kiev, dëgjohet sirena e sulmit ajror

Disa shpërthime janë dëgjuar radhazi në Kiev, kryeqyteti i Ukrainës, ka bërë të ditur Reuters një dëshmitar okular.

Po ashtu janë dëgjuar edhe sirenat e sulmit ajror.

Forcat ruse janë të përqendruara në rrethimin e Kievit, ka thënë në një deklaratë të premten Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

Në deklaratë thuhet se trupat ruse janë “bllokuar dhe ndaluar në zonën e Makarov”, e cila është rreth 60 km larg kryeqytetit ukrainas.