Shpërthim tjetër në veri, sërish tek “Kroi i Vitakut”

Shpërthimi i katërt për sot e i treti për sonte ka ndodhur në veri të Mitrovicës, shkruan Mitropol.

Ky shpërthim ka ndodhur tek vendi i njohur si “Kroi i Vitakut”.

Kjo nuk është hera e parë që gjatë ditës po ndodh shpërthimi në këtë vend, pasi që edhe gjatë ditës aty ndodhi një shpërthim, me ç’rast kjo u filmua edhe nga një ekip gazetarësh që gjendeshin aty.

Shpërthimi i dytë sipas burimeve të sigurta të “Mitropol” ndodhi rreth orës 18:30.