Shpërthim eksploziv në Gjakovë, ka edhe të vdekur

Ka mbetur i vdekur 60 vjeçari H.A nga një shërthim  eksploziv, në fshatin Smolicë të Gjakovës, ku në një prononcim për Ballkani.info, Komandanti i Stacionit policor të Gjakovës Kristë Gjokaj, është shprehur që hetimet janë në fazën fillestare dhe se ende nuk mund të cilësohet si vrasje:

“E tëra çka mund të them unë që rreth orës 8:00, kemi marrë një informacion se në fshatin Smolicë është një shpërthim me eksploziv. Patrullat e policisë menjëherë kanë dalur në vend-ngjarje, ku kanë gjetur një trup të pa jetë mashkull rreth moshës 60 vjeç, me iniciale H.A.
Të gjitha njësitet relevante si dhe Kryeprokurori i Prokurorisë së Gjakovës janë në vend-ngjarje.
Hetimet janë në fazën fillestare, nuk mund të ju them më shumë”. /Ballkani.info/