Shpërthen korrupsioni në kompanitë ajrore ruse, pilotët marrin mijëra dollarë ryshfet

Dy pilotë të vjetër të kompanisë së dytë më të madhe ajrore të Rusisë S7, janë arrestuar nën dyshimin e marrjes së ryshfetit në këmbim të punësimit të pilotëve të avionëve të parë të Rusisë “Airbus A320” raportojnë mediat ruse.

Njëri prej tyre u identifikua si drejtori i ekuipazhit të fluturimit S7, Mansur Badrakov, i cili dyshohet se u kap në flagrancë duke marrë ryshfet mbi 20 mijë dollarë. “Ai dyshohet se ka lehtësuar punësimin e një piloti për aeroplanin e parë ‘Airbus A320’ në Rusi,” u citua të thoshte një burim nga prokuroria ruse.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS njoftoi se hetuesit dhe Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) kapën Badrakov dhe zëvendësin e tij në rajonin e Moskës. Komiteti Hetimor i Rusisë, i cili heton krime të mëdha, thuhet se do të marrë në pyetje të gjithë punonjësit e S7 që kishin rënë në kontakt me Badrakov dhe do të shqyrtonte dokumentet në departamentin e tij. Nëse shpallen fajtorë, pilotët përballen nga 7 deri në 12 vjet burg me akuzat e ryshfetit komercial.

Sipas raportimit të mediave ruse, dyshimet shkojnë që mitmarrja mund të kap vlerën e 500 mije dollarëve, që janë dhënë pare kesh nën dorë. Opozita ruse, që po shtypet nga presidenti rus, Vladimir Putin, ka kritikuar në vazhdimësi sistemin që e ka ndërtuar shefi i Kremlinit.

Sipas opozitës, korrupsioni dhe krimi i organizuar bëhet në dijeni të Putinit, i cili mbron miqtë e tij, duke iu dhënë hise nëpër biznese shtetërore për t’i shndërruar në milioner brenda një kohe të shkurt.