Shpërthen Halil Matoshi, pas përplasjes së Kurtit me ambasadorin Hill: Kurti po përmbush agjendën ruse

Analisti politik, Halil Matoshi, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, pasi që ky i fundit e kritikoi ambasadorin Christofer Hill.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi ka thënë se kryeministri Albin Kurti po e përmbush agjendën ruse.

“Në këtë kontekst, qëndrimet kinse të forta në dialogun me Serbinë, që na largojnë nga pozicionet amerikane në qasjen ndaj Beogradit, përkatësisht karshillaku i Kryeministrit Kurti me Perëndimin përmbushin këtë agjendë ruse”, ka shkruar ndër të tjerash Matoshi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Reagimi i plotë i Matoshit, pa ndërhyrje:

Le të dihet: Në axhendën e ndikimit rus në rajon dhe luftës hibride, për sa u takon shqiptarëve dhe Kosovës, dy faktorët kyç janë:

  1. Nxjerrja në pah e temave dhe debateve që na afrojnë me Islamin politik;
  2. Dhe largimi eventual i kosovarëve nga Perëndimi.

Në këtë kontekst, qëndrimet kinse të forta në dialogun me Serbinë, që na largojnë nga pozicionet amerikane në qasjen ndaj Beogradit, përkatësisht karshillaku i Kryeministrit Kurti me Perëndimin përmbushin këtë axhendë ruse.

Të tjerat janë politika ditore dhe damet eventuale munen me u riparu.

——————————————

Ambasadorët Hill dhe Petrich si përfaqësues të Grupit të Kontaktit me Presidentin Rugova në Konferencën e Rambouillet, ku u hodhë në letër projekti ndërkombëtar i shtetkrijimit në Kosovë…