Shpërthen gypi i ujit në Hajvali, disa lagje mbeten pa ujë të pijshëm

Një gyp i ujit ka shpërthyer në Hajvali të Prishtinës.

Si rezultat i kësaj banorët e disa lagjeve do të mbeten pa ujë të pijshëm.

Nëpërmjet një njoftimi të  “KRU Prishtina” thuhet se pa ujë do të mbesin Hajvalia, Çagllavica, Veterniku, lagjia “Qëndres” dhe “Qershia”.

“Prishtinë, 3 gusht – Para pak çastesh, ka pëlcitur gypi i ujit me diametër fi 200 mm në fshatin Hajvali. Pa ujë të pijshëm mbesin këto zona: fshati Hajvali, Çagllavica, Veterniku ( pjesa kah ” Gorenje”), lagjja “Qëndresa” dhe lagjja ” Qershia”, thuhet në njoftimin e tyre.

KRU Prishtina gjithashtu ka treguar se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellist kanë dalur në vendin e ngjarjës.

“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin e defektit në gyp. Po besojmë në sanim sa më të shpejtë”.