Shpend Ahmeti thotë se VV-ja e çonte të kërkonte ndihmë te Devollët

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur në emisionin Pressing në T7 për kohën sa ishte në VV. Ai ka folur për kohën kur ishte fotografuar në jaht me Blerim Devollin. Ai thotë se ishte linçuar nga VV-ja për këtë foto, por që nuk kishte shumë kohë kur ishte kërkuar nga të njëjtit që të kërkonte para tek Devollët.

“Nuk kam pasur kurrfërë relacioni në komunë me Devollët. Më ka kushtuar shumë. Edhe brenad VV-së. Më vunë në qendër të vëmendjes. Nuk mund të shpjegohesha. As nuk mund të dilja në TV. Nuk kisha strategji”, tregon ai.

Ai thotë se me Blerimin ishte njohur që moti, nga koha kur Ahmeti ishte në FER, ndërkohë që tani ishte në pozitë të keqe pasi që kritikohej edhe brenda VV-së por edhe jashtë saj. Ai thotë se nuk kishte strategji si të dilte nga kjo situatë dhe se e kujton si momentin më të keq në karrierë.

“Ata e dinin që kur duhej të kërkohej ndihmë isha unë ai që shkoja. Kemi kërkuar ndihmë. Për me na shtyp gjëra e këshut. Me financa nuk jam marrë kurrë në VV. Për me lyp dikujt ndihmë jom shku. Nuk ishte shumë që unë u kërkova të kërkoja para për VV-në. tash u bëra nifar i keqi njëfar njeriu që lidhet me oligarkë. E tash me homollogim e krejt i bajsha une. Ka qenë e padrejtë edhe  për relacionet time me Blerimin, pasi e kemi respektuar njëri-tjetrin edhe më ka ndihmuar edhe në kohën sa isha në FER. Tash u duhej të bëhesha që nuk e njoh. Kjo është gjëja që më ka bërë më së shumti dëm në karrierë”, shtoi ai.