Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës, e kishte publikuar me pompozitet një muaj më parë projektin e ndërtimit të pritoreve (stacioneve) ku qytetarët do të prisnin autobusët e Trafikut Urban.

Këte e kishte bërë me 29 prill. Ndërkohë, dy ditë më parë ka nisur vendosja e tyre në Prishtinë.

Megjithatë, duket se ideja dhe dizajni është marrë nga një komunë tjetër, e cila më herët se Prishtina i ka vendos pritoret, shkruan Ballkani.info.

Bëhet fjalë për Suharekën, komunën që drejtohet nga Bali Muharremaj. Nëse i shikon pritoret e vendosura në Suharekë, atëherë ato ngjasojnë tepër shumë, gati krejtësisht janë të njëjta me këto të Prishtinës.

Edhe në pritoret e Suharekës ka ndriqim, ka informacione për udhëtarët, për lëvizjet e autobusëve, etj.

Ato janë vendosur në Suharekë në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.

Për më shumë shihni krahasimin më poshtë: