Foto

Shoqja e ngushtë e Kiarës i reagon ashpër Zhaklin Lakatarit

Një status i Zhaklin Lekatarit ditën e djeshme ku shprehej se shumica e fëmijëve në vendin tonë lindin për interes, frikë, nevojë dhe jo dashuri u mor si një kunj direkt për Kiarën dhe Luizin.

Deri tani as Kiara as Luizi nuk kanë reaguar në lidhje me këtë shkrim të Zhakut, por shoqja e moderatores Liesa nuk ia ka kursyer dy fjalë opinionistes.

“Ekziston një vend në ferr për ata që komentojnë negativisht për një grua shtatzënë. Ti ta shpif. Gjumë të ëmbël,”-shkruan Liesa në Instagram.