Policia e Kosovës

Shoqërohet në polici një i mitur në Mitrovicën e veriut, shkroi grafitë përçarëse

Është shoqëruar në polici një i mitur nën dyshimin se ka shkruar grafitë me përmbajtje të përçarjes.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. 

“Mitrovicë Veri 01.05.2024-16:24. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që kishte shkruar disa grafit me përmbajtje të përçarjes. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.