Shoqata

Shoqata e Qumështarëve i gëzohet vendosjes së taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake

Vendosja e taksës doganore prej 10% për mallrat që importohen në Kosovë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina i ka gëzuar Shoqatën e Qumështarëve të Kosovës.

Ata, përmes një njoftimi për media, thonë se kanë ngritur zërin disa herë për këtë pabarazi tregtare me Serbinë dhe Bosnjën.

“Ne kemi ngritur disa herë zërin ndaj pabarazisë së tregtisë me Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën, dhe jemi të gëzuar që zëri jonë më në fund është dëgjuar”, thuhet aty, transmeton Ballkani.info.

Mirëpo, Shoqata e Qumështarëve shprehet skeptike se ky vendim do të zgjasë, pas që, sipas tyre përvojat e mëhershme kur një vendim i MTI-së për masë mbrojtëse të prodhimeve të qumështit ndaj importit nga Bosnjë dhe Hercegovina nuk zgjati më shumë se një javë.