Shoku i DJ i Neymar, vdiq në përpjekje për të mos u zënë në një aferë

MC Kevin, artisti DJ brazilian dhe shoku i Neymar raportohet se vdiq pasi që ishte hedhur nga dritarja e hotelit në përpjekje që të shpëtonte nga një aferë me një modele

Kevin Nascimento Bueno u hodh nga kati i pestë i ballkonit të një hoteli në Rio dhe vdiq në spital nga lëndimet që mori.

Sipas Folha de Sau Paulo, 23 vjeçari u përpoq që të hidhet në një pishinë por e gaboi distancën dhe përfundoi duke u përplasur buzë pishinës.

Në anën tjetër, O’Globo tregon një hetim të policisë e cila po e merr në konsideratë nëse MC Kevin u hodh nga ballkoni në përpjekje për të shpëtuar dhe mos të zihet në një aferë seksuale me një grua.Reklamë

MC Kevin ishte në dhomën numër 502 të hotelit me modelen Bianca Domingues, me të cilën besohet se ai kishte marrëdhënie seksuale. Të qenit bashkë të tyre në një dhomë nuk duket të jetë një rastësi.

Për t’ju shmangur tradhtisë që mund t’ia bënte gruas së tij, Deolane Bezerra, MC Kevin supozohet që kërceu nga ballkoni, në përpjekje që të hidhet në pishinë.

Pasi mediat braziliane lajmëruan vdekjen e tij, Neymar ishte i vetmi që reagoi në rrjete sociale ku shpërfaqi mërzinë e tij.