Shokon biznesmeni kosovar për vaksinën AstraZeneca, ‘ nuk jam mi as lepur për të eksperimentuar me mua’

Biznesmeni i njohur kosovar Burim Piraj ka shprehur refuzimin e tij ndaj vaksinës AstraZeneca, një kontigjent I së cilës ka mbërritur mbrëmë në Kosovë për herë të parë.

“Unë me dëshirë nuk do ta pranoja me marr vaksinën AstraZeneca, nuk jam mi as lepur për të eksperimentuar me mua.

Kjo do të ishte për mua opsioni fundit sepse aq shumë është e përfolur dhe ka aq shumë shtete që e kanë ndaluar.”, ka shkruar pronari i kompanisë së mishit “Meka”, në llogarinë e tij në Facebook.

Ky postim ka nxitur edhe shumë reagime.

Disa vende kanë pezulluar përdorimin e kësaj vaksine pas rasteve me trombozë që shkaktuan edhe disa vdekje.

Megjithatë sipas mekanizmave vlerësues dhe OBSH-së, Astra Zeneca është një vaksinë e sigurtë, që në raste shumë të ralla mund të ketë edhe efekte anësore.