Shoferja e humb kontrollin, dy fëmijët shpëtojnë për një ‘fije floku’ nga vdekja (VIDEO)

Ky është momenti rrëqethës kur një nënë dhe dy fëmijët e saj detyrohen të vrapojnë me gjithë forcën që t’i shpëtojnë vdekjes, pasi që një shofere kishte humbur kontrollin mbi timonin duke përfunduar e përplasur në një restorant.

Kjo familje kishte përzgjedhur pikërisht këtë restorant që të kalojë pasditen duke shijuar në maksimum specialitetet e preferuara, megjithatë derisa po dilnin dhe ishin nisur në drejtim të veturës, vërejtën se po vinte një veturë me shpejtësi të madhe e cila për pak sa nuk i godet.

Ngjarja ka ndodhur në Napa të Kalifornisë, kurse kamerat e sigurisë të vendosura jashtë lokalit kanë filmuar momentin kur e ëma së bashku me fëmijët arrijnë që për një “fije floku” t’i shpëtojnë goditjes, që sigurisht se do të ishte fatale për ata.

E mediat lokale raportojnë se dëmet materiale nga kjo pakujdesi e shoferit vlerësohen të jenë mbi 10 mijë dollarë. Sa i përket shoferit, raportohet se bëhet fjalë për një 60-vjeçare e cila ka pësuar lëndime të lehta trupore së bashku me një fëmijë që ishte brenda veturës.