Shoferi në New Jersey ngatërron pedalin e frenave me atë të gazit, përfundon me veturë në lumin e qytetit

Një shofer në New Jersey ka përfunduar me veturë në lumin Hackensack, pasi kishte ngatërruar pedalin e frenave me atë të gazit.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një veturë përfundon befasisht në lumin Hackensack, duke bërë kështu që për disa momente të fluturon.

Edhe pse kishte rrethoja mbrojtëse, mjaftoi një hapësirë e vogël që të kalojë nëpërmjet saj vetura dhe të përfundojë në ujë.

Për fat të mirë shoferi dhe pasagjerët tjerë që ishin brenda veturës kanë shpëtuar pa ndonjë lëndim, kurse policia dhe departamenti i zjarrfikësve i ishin përgjigjur me urgjencë thirrjes se një veturë me njerëz ka përfunduar në lum.

loading…